Isuf Haklaj, Xhevdet Sinanaj e Burim Sejdiu rivarrosen në Koshare

Kronika October 21, 2017 - 19:35

Tre lufëtarë të UÇK-së, janë rivarrosur në Koshare. Në vendin ku është zhvilluar njëra nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka publikuar disa fotografi në facebook nga kjo ngjarje.

“Vendi i shqiponjave, aty ku historia shenohet me germa të arta. Sot u bashkuan me shokët e tyre, në përjetsinë e lirisë. Rivarrimi i luftëtarëve të lirisë, Isuf Haklaj, Xhevdet Sinanaj dhe Burim Sejdiu”, ka shkruar në facebook Zemaj.