Në këtë vend po prehen drunjtë ilegalisht me të madhe!

Kronika October 21, 2017 - 18:34

Prerja ilegale e pyjeve vazhdon të jetë e lartë.  E gjendja me e përkeqësuar e tyre mbetet në Bjeshkët e Nemuna, ku prerjet ilegale janë duke u shtuar në masë të madhe.    

Kështu ka deklaruar për Indeksonline  Drejtori për Menaxhim me Pyje, Faruk Bojaxhi. 

“Niveli i prerjeve ilegale edhe këtë vit pothuajse ka ndjekur te njëjtin trend te viteve paraprake, situata është e njëjtë ne te gjitha Komunat, përveç faktit se nga informatat e marra nga rruge te ndryshme, situata brenda Parqeve Nacionale me theks te veçantë ne Bjeshkët e Nemuna, është përkeqësuar ndjeshëm dhe prerjet ilegale janë duke u shtuar me te madhe” ka thënë Bojaxhi.

E numri i fletëparaqitjeve kundërvajtjesh dhe penale  për prerjet ilegale të pyjeve janë të mëdha.

Vetëm nga komuna gjatë gjashtë mujorit të parë kanë ngritur  2 mijë e 933 fletëparaqitje, prej tyre 2177 kundërvajtëse dhe 756 Penale.

“Agjencia Pyjore e Kosovës ne kuadër te saj ka gjithsejt 12 Inspektor, qe janë përgjegjës per monitorimin, kontrollin dhe inspektimin e pyjeve, dhe këta inspektor gjate periudhës Janar-Gusht 2017 kane ngritur gjithsejtë 90 fletëparaqitje, prej tyre 70 kundërvajtëse dhe 20 Penale, ndërsa institucioni përgjegjës për mbrojtjen e pyjeve janë Komunat, te cilët për periudhën Janar-Gushte 2017 kane ngritur gjithsejtë 2933 fletëparaqitje, prej tyre 2177 kundërvajtëse dhe 756 Penale” ka deklaruar Bojaxhiu për Indeksonline.

Sa i përket komunave që më së shumti ka prerje ilegale të pyjeve më Ferizaj, Podujevë, Deçan, Kamenicë etj.

“Prerje ilegale ka pothuajse ne te gjitha Komunat e Kosovës, megjithatë Komuna me problematike vazhdojnë te mbesin: Ferizaj, Podujeva, Kamenica, Deçani, Suhareka etj, ndërsa si Komuna me pak probleme konsiderohen, Dragashi, Istogu, Prizreni dhe Juniku” ka theksuar Bojaxhiu.

Pyjet janë të mbrojtura me ligj dhe janë nën monitorimin e Agjencisë Pyjore të Kosovës.

Kjo agjenci ka gjithsej 12 inspektor që janë përgjegjës për kontrollimin dhe inspektimin e pyjeve.

Ndërsa, për mbrojtjen e pyjeve përgjegjëse janë vet komunat.