Enver Sekiraqa megjithatë do të kthehet në burg

Kronika October 20, 2017 - 23:09

as lirimit të Enver Sekiraqës, – i akuzuar për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza – ka pasur reagime të shumta, mirëpo ai do të kryej dënimin.

Burime të lajmi.net brenda Ministrisë së Drejtësisë bëjnë të ditur se Sekiraqa pritet te kthehet në burg për të vuajtur dënimin.

Sekiraqa është dënuar nga Gjykata e shkallës së parë për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Riza, më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa me 37 vjet.