Aksidentohet automjeti i ndihmës së shpejtë – lëndohen katër persona

Kronika October 20, 2017 - 10:53

Automjeti i ndihmës së shpejtë është aksidentuar në Mitrovicë të enjten rreth orës 18:15, njofton Klan Kosova.

Policia ka njoftuar se  automjeti i ndihmës së shpejtë është ndeshur me një automjeti civil, me ç’rast përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj dhe një femër.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.