Pamje shokuese, ja në çfarë gjendje e sollen gazetarin shqiptar!

Kronika October 19, 2017 - 14:47

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas rrahjes së gazetarit lokal të Kavajës, Dritan Kanapari.

Berisha ka publikuar pamjet horror të gjendjes së tij pas rrahjes, siç thotë Berisha, nga bandat e qeverisë tek dera e shtëpisë.

Më poshtë e keni reagimin e tij pa ndërhyrje:


Kjo eshte liria e shtypit ne narko-shtetin e Norieges!
Te dashur miq, ky eshte gazetari, drejtuesi i portalit Buletini i Kavajes, Dritan Kanapari, qe u masakrua parembreme nga bandat e qeverise tek dera e shtepise, per shkrimet e tij kritike ndaj pushtetit.

Duke denuar dhe nje here me ashpersine me te madhe kete akt kriminal ndaj gazetarit Kanapari, i bej thirrje prokurorise se shtetit te nise menjehere hetimet per gjetjen dhe ndeshkimin e merituar ligjor te autoreve te ketij krimi te shemtuar ndaj lirise se mediave! sb

Image
Image
Image
Image
Image