Të shtëna me armë në kryeqytet, sherr mes dy shoferëve

Kronika October 18, 2017 - 23:29

Dy persona janë konfliktuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, përplasje e cila ka çuar në përdorimin e armëve.

Burime nga policia thanë se dy drejtues mjetësh janë konfliktuar me njëri-tjetrin rreth orës 20:00 në rrugën “Mujo Ulqinaku”, pranë një parkingu.

Të njëjtat burime treguan se në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja, por nuk janë raportuar persona të lënduar.

Autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.