Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë

Kronika October 18, 2017 - 19:29

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Sipas një lexuesi të Indeksonline nga aksidenti në fjalë nuk kishte të lënduar përderisa është shkaktuar kolonë e gjatë rrugore dhe njësitet përkatëse tashmë kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë sipas tij në 10 kilometërshin në fjalë ishin shkaktuar tri aksidente me distancë 2 deri në 3 km larg nga njëri-tjetri.

Duhet përkujtuar që janë të shumta aksidentet të cilat shkaktohen në vende të ndryshme të Kosovës përgjatë këtyre ditëve.