Aksident i rëndë, makina përplas fëmijën

Kronika October 18, 2017 - 16:36

Një fëmijë është përplasur nga një makinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Vlorës.

27-vjeçari L.C., banues në Vlorë, akuzohet gjatë së martës në lagjen “24 Maji”, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar fëmijën e mitur 2 vjeçe, banuese në Vlorë, njofton Policia.

Vogëlushja ndodhej në një karrocë fëmijësh, e shoqëruar nga e ëma, në momentin që është përplasur.

Për shkak të dëmtimeve të marra e mitura ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Ndërsa e ëma nuk është dëmtuar fizikisht.

Ndërkohë drejtuesit të mjetit, materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për ndjekje të mëtejshme./syri.net