Burrë e grua tentojnë të vetëvriten në publik

Kronika October 18, 2017 - 08:21

Një tjetër kërcënim për vetëvrasje në publik janë duke bërë një burrë dhe një grua në Tiranë.

Ferdinand Saraci dhe Teuta Gjinollari kanë hipur në majë të një vinçi në një kantier ndërtimi pranë Pallatit të Kulturës në kryeqytet dhe kërcënojnë të hidhen prej aty. Ata kanë hipur në vinç prej orës 7.30 të mëngjesit të sotëm duke thënë se do të vetëflijohen.

E mbërritur në vendngjarje, policia ka rrethuar zonën dhe ka shoqëruar në komisariat rojën e kantierit, pasi konsiderohet përgjegjës që ka lejuar të futen brenda rrethimit persona të paautorizuar. 

Ndërkohë është duke u negociuar nga policia për të mundësuar zbritjen e burrit dhe gruas nga vinçi. 

Të tilla raste janë të përsëritura në Shqipëri, ku shpesh herë personat që kanë ndërmarrë këto veprime ekstreme kanë çështje pronësie të pazgjidhura.