Burri përdhunon seksualisht burrin në Prizren

Kronika October 17, 2017 - 20:31

Brenda trafo të energjisë elektrike të hënën ndodhi një ngjarje e pa zakontë.

Një mashkull me inicialet A.M. 27 vjeç nga Prizreni, dyshohet se u përdhunua seksualisht nga një mashkull tjetër.

Ngjarja që ndodhi rreth orës 16:00, u pa nga punëtorët e Shërbimit Emergjent në rrugën “Tirana” në Prizren, të cilët edhe njoftuan policinë. E kjo e fundit, gjithë rastin ende po e konsideron si tentim përdhunimi, njofton Klan Kosova.

Pjesëtarët e stafit mjekësor që i kishin ofruar ndihmë viktimës së përdhunuar, nuk ishin në punë të martën por as nuk deshën të flasin para kamerës për rastin, ani se dëshmitë i kishin dhënë në polici.

Por një dëshmitare, që punon në afërsi të vendit të ngjarjes, tregon në kushte anonimiteti se çka pa pasi këtu erdhën policët.