LAJMI I FUNDIT: Ky është vendimi i Gjykatës për Milaim Zekën

Kronika October 17, 2017 - 17:04

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka rrëzuar propozimin e Prokurorisë për dhënien e 30 ditëve paraburgim për Milaim Zekën.

Lajmin e ka bërë të ditur për Zeri.info, pala mbrojtëse e deputetit Zeka, avokati Gazmend Halilaj.
Halilaj tha se nesër do të dorëzojnë kërkesën për rishikim të këtij vendimi, duke thënë se as paraburgimi nuk është vendim i drejtë.

Prokuroria të martën gjatë ditës kishte kërkuar paraburgim prej 30 ditësh për deputetin e Nismës, i cili dyshohet se së bashku me partnerin e tij të biznesit, Ilir Krasniqit, kanë mashtruar qytetarë për viza pune në Gjermani.