Ja ditë sa ka kërkuar prokuroria paraburgim për Milaim Zekën

Kronika October 17, 2017 - 16:04

Në seancën e cila është mbajtur sot për gjykimin e deputetit Milaim Zeka, ka kërkuar 30 ditë paraburgim. Lajmin e ka bërë të ditur për Zeri.info, pala mbrojtëse e deputetit Zeka, avokati Gazmend Halilaj

Në seancën e cila u mbajt sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, prokurorja e rastit po kërkon shqiptimin e masës prej 30 ditësh paraburgim për Milaim Zekën. 

Prokuroria Speciale po kërkon që deputeti Milaim Zeka të dërgohet në paraburgim nën dyshimin për kryerjen e veprës penale "pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal".

Seanca ka përfunduar, ndërsa Gjykata pritet shpejt ta marrë vendim rreth rastit të deputetit Zeka. 

Zeka u ndalua dje nga Policia si i dyshuar për veprën penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, pra si i përfshirë në mashtrimin e qytetarëve që kanë aplikuar për viza pune në Gjermani./ZERI