Policia jep detaje se si u arrestua Milaim Zeka

Kronika October 16, 2017 - 16:16

Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot gjatë ditës është arrestuar deputeti Milaim Zeka.

Në një përgjigje për Express, zyrtarë të Policsë theksojnë se Zeka u arrestua për veprat penale “Mashtrim” dhe “Shmangie nga tatimi”.

“Mund të ju konfirmojmë se sot Policia e Kosovës ka intervistuar personin me inicialet M.Z. lidhur me veprën qe nderlidhet me ,,Mashtrim” dhe shmangie nga tatimi. Lidhur me kete rast Policia e Kosoves te gjitha veprimet e mëtejme do ti ndermerr ne konsultim dhe koordinim me prokurorine komptentë”, kanë thënë për Express Policia e Kosovës.