Arrestohet Milaim Zeka

Kronika October 16, 2017 - 15:45

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka para pak castesh është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin e  ka konfirmuar policia e Kosovës.

Arrestimi i Zekës ka ndodhur pak ditë pasi portali ‘Insajderi’ ka publikuar hulumtimin për këtë skandal me viza, në të cilin dyshohet se Zeka ka qenë i implikuar, duke krijuar një biznes të tillë bashkë me partnerin e tij biznesmen Ilir Kransiqi. /GazetaExpress/.