43-vjeçari therr me thikë nipin 14-vjeçar

Kronika October 16, 2017 - 10:21

Policia e Fierit ka arrestuar një shtetas 43-vjeçar, banues në fshatin Zharrëz të Patosit, pasi ka plagosur me thikë nipin e tij të mitur.

Gentjan Asllani ka goditur me thikë në sup nipin 14-vjeçar, i cili, pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesën e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “dhunë në familje”.