'Sulltani shqiptar' me 200 prostituta, zbardhet e shkuara kriminale

Kronika October 15, 2017 - 11:00

Ai ishte shpallur në kërkim që në marsin e këtij viti. Kërkohej nga Italia për trafik droge, por prej 7 muajsh qëndronte në Shqipëri.

Lëvizte lirshëm ndërsa policia e arrestoi dje. I shumë kërkuari është Nin Lalaj, 38 vjeç, nga Lezha, transmeton Klan Kosova.

Lalaj rezulton një emër i njohur për drejtësinë shqiptare por dhe atë të huaj.

Ai ishte arrestuar edhe 2 vjet më parë në Angli, për llogari të Italisë.

Mediat britanike shkruajnë se ishte kapur për shfrytëzim prostitucioni në mars 2015, në operacionin “Alba Nostra 2.