Konfiskohet mish i dyshimtë në Gjakovë

Kronika October 14, 2017 - 11:24

Në fshatin Botush të Gjakovës, njësiti policor ka ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar. Gjatë kontrollit është vërejtur se ne veturë kishte produkte te mishit ne vlerë mbi 600 euro.

“I dyshuari nuk kishte fletë-ngarkesa  për mallin e ngarkuar posedonte vetëm dokumentet e firmës”, thuhet në raportin policorë.

Lidhur me rastin janë njoftuar inspektoret e ATK-së të cilët kanë ndërmarrë veprimet ligjore. Me urdhër te prokurorit  mishi është konfiskuar deri ne verifikim, dhe rasti shkon ne procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar për “ prodhim i mishit me prejardhje të dyshimtë”.