Atentat me armë zjarri ndaj të riut

Kronika October 11, 2017 - 18:17

Atentat me armë zjarri në Memaliaj. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor rural Buz- Memaliaj në fshatin Xhafaj, ku shtetasit D.H dhe D.M, të dy banues në Memaliaj duke udhëtuar me mjetin tip Ford  me targa AA275EH janë qëlluar nga një person i paidentifikuar me armë.

Për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi D.M rreth 25 vjeç,  i cili  është shoqëruar në spitalin e Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit, shkruan syri.net.