Prishtinë, arrestohet shtetasja e Malit të Zi

Kronika October 10, 2017 - 10:07

Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Malit të Zi pasi që e njëjta nën ndikim të alkoolit ka penguar dhe ka fyer zyrtarët policorë, njofton Policia e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarës i është konfiskuar pasaporta ndërsa e dyshuara është liruar dhe urdhëruar të paraqitet në gjykatën për kundërvajtje.