Forca policore e helikopterë rrethojnë Shkupin

Kronika September 26, 2017 - 16:24

Sot vazhdoi procesi gjyqësor për rastin e Lagjes së Trimave të Kumanovës, ku akuzohen 37 veta me akuzën për terrorizëm dhe një pjesë për përkrahje logjistike të grupit të Kumanovës.

Fluturimet e helikopterëve kanë prishur qetësinë mbi Shkup që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm, kurse forca të mëdha policore janë pozicionuar para gjykatës Supreme në Shkup, ku sot janë paraqitur për here të dytë para gjykatës pjesëtarët e Grupit të Kumanovës. Prani e shtuar policore në çdo 10 metra nga gjykata deri në dalje te Shkupit, autostrada për Kumanovë dhe Veles.

Në seancën e sotme kanë dhënë fjalën e fundit anëtarët e grupit të dyshuar si logjistika, të cilët u arrestuan pas ngjarjes së 9 dhe 10 majit. Ata kanë theksuar se janë të pafajshëm dhe se ky rast është i montuar, janë paguar miliona euro dhe janë të involvuar edhe politikanë dhe zyrtarë të Maqedonisë dhe rajonit.