Një i moshuar pësoi sulm në zemër në hollin e Kino ABC-së

Kronika September 25, 2017 - 16:34

Ekipet mjekësore po merren me një person që në hollin kinemasë ABC në kryeqytet ka pasur probleme me zemër.

Aktualisht ekipet mjekësore dhe zyrtarë policorë janë në vendin e ngjarjes.

Dyshimet e para janë se një person në moshë ka pësuar sulm në zemër.

Ekipi mjekësor i ka thënë gazetares së Koha.netit që po qëndron në vendin e ngjarjes se personi në fjalë ka ndërruar jetë.

Detaje tjera tash për tash nuk mund të konfirmohen.