Të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës mbesin në paraburgim

Kronika September 25, 2017 - 14:56

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka refuzuar ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji ndaj dy të miturve, të cilët dyshohen për vrasjen e 16-vjecarit Aulon Zeka nga Prishtina.

Apeli e ka cilësuar si të pabazuar ankesën e mbrojtjes, duke cilësuar se Gjykata Themelore ka vepruar drejtë me përcaktimin e paraburgimit prej një muaji për G.H dhe R.G.

Ky është njoftimi i plotë i Gjykatës së Apelit:

 Gjykata e Apelit e Kosovës, ka refuzuar si të pa bazuara me 21.09.2017, ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj dy të miturve nga Prishtina.

Në këtë mënyrë Apeli ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 18.09.2017.

Të miturit në fjalë, po dyshohen se kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale “ Vrasje e rëndë “ nga neni 179 pika 1.1 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata e Apelit ka gjetur se gjykata themelore, ka vepruar drejtë kur ua ka caktuar masën e paraburgimit, konform nenit 66 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, lidhur me nenin 185 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1. dhe 1.2, pik 1.2.1,1.2.2. dhe 1.2.2.3 të Kodit të Procedurës Penale.