Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, kërkohej nga Interpoli

Kronika September 24, 2017 - 12:06

Policia Kufitare e Kosovës ka arrestuar dje në mëngjes në pikën kufitare në Vërmicë një shtetas të Shqipërisë, i cili ishte i kërkuar nga Interpoli si dhe nga autoritetet e Belgjikës.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari kërkohej për veprën penale vjedhje e rëndë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Kallxo.com