Vetëvritet një 19-vjeçare

Kronika September 23, 2017 - 23:10

Një vajzë e re nga qyteti i Fierit, vetëm 19-vjeç i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Paraditen e kësaj të shtune rreth orës 12:50 ajo është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga të afërmit e saj.Pasi u dërgua në spital, mjekët konstatuan se vajza ishte vetëhelmuar duke pirë fostoksinë. 

Ndonëse ju dha ndihma e menjëhershme, pak orë pas aktit të rëndë, ajo ka ndërruar jetë në spital.Ka ndërruar jete pak ore pasi ishte derguar ne spital e reja e cila piu fotoksine dje ne Fier.NJOFTIMI I POLICISË:rreth orës 12:50, në lagjen “Afrim i Ri”, në banesë, është vetëhelmuar me fotoksinë shtetasja A.P, 19 e cila rreth orës 14:45, ndërroi jetë në spital”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.