Lufta me armë mes policisë dhe bandave të drogës

Kronika September 23, 2017 - 19:06

Zhurma e madhe e plumbave që dilnin pa pushim nga armët mbushën rrugët e lagjes më të madhe të varfër të Rio De Janeiros, Rocinha, të premten, ndërsa 950 forca policie, helikopterë dhe mjete ushtrie, hynë në zonën e margjinalizuar për të shtypur dhunën e bandave. Trupat policore dhe ushtarake zbritën në lagjen e trazuar, të njohur për luftërat sporadike të lidhura me drogën.

Skenat e një karvani të gjatë të automjeteve të ushtrisë që mbërrinin në “favelë”, (siç njihet ndryshe zona), dhe disa helikopterë ushtarakë që bënin uljen e tyre ngjallën kujtimet e kohës së luftës tek disa prej vendasve.

Qeveria lokale kërkoi ndihmën e qeverisë qëndronte për të luftuar krimin e shfrenuar të bandave. Dy fraksionet më të mëdha rivale të trafikut të drogës, ndërsa pjesëtarët e tyre luftojnë herë pas here për të zgjeruar territoret në zonë.

Të premten vonë, Ministri brazilian i Mbrojtjes Raul Jungmann e shpalli zonën të “pacifikuar”, duke shtuar se gjuetia për trafikantët e drogës të angazhuar në përleshje ishte në proces.

“Trupat e policisë, me mbështetjen e Forcave të Armatosura, aktualisht po përpiqen të gjejnë kriminelë në pyje ose në vende të fshehura brenda komunitetit”, tha Jungmann, siç përmendet nga O Globo. Ministri tha se trupat mbetën të stacionuara në zonë gjatë natës, “të paktën deri nesër.”

Pas Olimpiadës së Rio-s 2016, qeveria e gjeti veten pa para dhe u detyrua të shkurtojë shpenzimet sociale, duke përfshirë fondet e policisë, me një sërë masash shtrënguese, çka ka rritur kriminalitetin në vend, transmeton oranews.

Në korrik, autoritetet njoftuan se do të dërgonin 10,000 trupa në Rio de Janeiro në përgjigje të rritjes së krimit, duke përfshirë trafikimin e drogës. Në atë kohë, Raul Jungmann e përshkroi situatën në rrugë si një “luftë”. Trupat do të vendoseshin në qytet deri në fund të vitit 2018