Kronika

Gjermani: Kosovari që sulmoi me sëpatë u dërgua në psikiatri

Gjermani: Kosovari që sulmoi me sëpatë u dërgua në psikiatri
23 shtator 2017 • 10 : 20

Një gjykatë gjermane ka vendosur dje që një person nga Kosova, i cili në muajin mars papritmas i ka sulmuar udhëtarët me një sëpatë në stacionin kryesor hekurudhor në Dyseldorf, të dërgohet në spital psikiatrik.

Ky i pandehur, 37-vjeçar nga Kosova, që është identifikuar vetëm si Fatmir H., ballafaqohet me përpjekje për vrasje në procesin në Gjykatën shtetërore në Dyseldorf.

Katër prej viktimave patën pësuar plagë të rënda, përfshirë edhe një vajzë 13-vjeçare, raporton agjencia AFP. Ishin lënduar edhe dy turiste ialiane dhe një femër tjetër dhe pesë udhëtarë meshkuj, të gjithë të moshës ndërmjet 30 dhe 50-vjeçare.

I dyshuari kishte ikur nga policia dhe e kishte plagosur rëndë vetveten pasi kishte kërcyer nga një urë e lartë katërmetërshe.

Ky person i sëmurë psikikisht, me histori të ankthit të lartë dhe të vetëlëndimit, kishte “dëgjuar zëra” dhe kishte shpresuar se do të qëllohej për vdekje nga policia, është thënë në gjykatë.

Fatmir H. kishte ardhur në Gjermani në vitin 2009 dhe kishte marrë të drejtë banimi për “shkaqe humanitare”. /REL/

© zëri.info