Vidhet kasaforta me 19 mijë euro në Ferizaj, arrestohen dy të dyshuar

Kronika September 23, 2017 - 09:11

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se kanë vjedhur një kasafortë në të cilën gjendeshin 19 mijë euro.

Sipas policisë, rasti ka ndodh në fshatin Rakaj, ndërsa personat e arrestuar janë ndaluar për 48 orë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Pas punës së suksesshme operative në teren, hetuesit e SP në Ferizaj,  kanë arrestuar  dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë ”.

Rasti ka ndodhur  me 22.09.2017 rreth orës 05:30 minuta në fshatin Rakaj, ku të dyshuarit,  V.SH. (m/ sh/k  29 vjeç) dhe  B.L.(m/sh/k 28 vjeç)  kanë hy me forcë në objektin përcjellës të shtëpisë së viktimës B.I. dhe kan vjedhur  kasafortën e metaltë në cilën gjendeshin rreth 19.000  euro para të gatshme , ku pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Hetuesit policor tek të dyshuarit si prova materiale kan gjetur dhe konfiskuar kasafortën si dhe paratë në shumë prej 18.800 euro.

Të dyshuarit në prezencë të avokatëve  kan pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit,me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarëve  është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.