Flet prokurori Islami pas raportit të FBI-së për sulmin e aktivistëve të VV-së (Dokument)

Kronika September 22, 2017 - 16:12

Prokurori Abdurrahim Islami, që ngriti aktakuzën ndaj katër aktivistëve të VV’së të dyshuar për terrorizëm, thotë se nuk ka asnjë dileme se Frashër Krasniqi, Egzon Haliti, Atdhe Arifi dhe Adea Batusha janë kryerësit e sulmit me zollë të 4 gushtit 2016 në Kuvend.

Derisa Frashër Krasnqi dhe avokati i tij Tomë Gashi pretendojnë se një raport i FBI’së konstaton se asnjë imazh i përshkrimit të sulmuesve nuk përputhet me fytyrat e të akuzuarve. 

Deputeti i VV’së  që akuzohet për terrorizëm, Frashër Kransiqi ka publikuar një letër në facebook, për të cilën pretendon se është raport i ekzaminuar në SHBA, nga FBI.

Sipas tij, ky dokument konstaton se imazhet e nxjerra nga disa video incizimet në afërsi të objektit të Kuvendit të Kosovës që u sulmua më zollë me 4 gusht të vitit të shkuar, nuk përputhen me imazhet e të akuzuarve, në këtë rast të vetë Krasniqit, dhe tre aktivistëve tjerë të VV’së Egzon Haliti, Atdhe Arifi dhe mbesa e kreut Visar Ymeri, Adea Batusha. 

“Përgjigjja qe erdhi sot nga FBI pas analizimit te materialeve te dërguara nga Prokuroria ne lidhje me rastin e montuar kundër nesh, thotë ne mënyrë te qarte se "Asnjë imazh i individëve ne fjale (pra imazheve tona), nuk është gjetur ne video materialët e dorëzuara (nga Prokuroria)." Pra pas raporteve te ADN, tash edhe FBI e vërtetoi pafajësinë tonë”, ka shkruar në facebook, zëdhënësi i VV’së.

Por, prokurori i Shtetit, Avdurrahim Islami, që më 25 dhjetor 2016 ngriti aktakuzën ndaj 4 të dyshuarve, thotë se nuk ka asnjë dileme se personat që shihen në ato incizime, ndonëse imazhet nuk janë të çarta, janë aktivistët e VV’së që po gjykohen për terrorizëm. 

“Absulut. Nuk ka as më të voglën dilemë për të katërtit. Te gjitha ato çka janë shkru në aktakuzë janë duke u vërtetuar edhe ne gjykatë nga dëshmitarët”, i tha Gazetës Express, të premten prokuroi i Prokurorisë Speciale të Kosovës. 

Tutje, Prokurori Islami sqaron se ne imazhet në fjalë, shihen aktivistët e dyshuar për terrorizëm, teksa largon me motorin i cili më vonë u gjet i djegur, mesnatën e 5 gushtit 2016, nga vendi i ngjarjes ku kryen sulmin ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës. 

Ai thotë se në këto incizime shihet edhe çanta me të cilën ata kanë bartur mjetin minahedhës të tipit zollë. 

Të kundërtën e Prokurorit, sikurse klienti i tij, pretendon dhe mbrojtësi Tomë Gashi, i njohur kohëve të fundit për afërsinë e tij më Lëvizjen Vetëvendosje.

“Raporti të cilin e morëm sot në mënyrë të padyshimt vërteton se asnjë imazh i marrur nga Policia e Kosovës në 12 lokacione, në rastin e gjuajtjes me granatahedhës të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës nuk përputhet me krahasimet e fytyrave të analizuara. Kjo do të thotë se asnjëri prej aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje nuk është identifikuar dhe rrjedhimisht nuk është fajtor për veprën penale për të cilën po akuzohen”, shkruan avokati kosovar. 

Ndryshe, gjyqi ndaj të akuzuarve për sulmin në Kuvend, ka nisur në fillim të këtij viti, derisa seanca e radhës është mbajtur të premten në Gjykatën Themelore të Prishtinës ku ka dëshmuar personi i cili ishte afër objektit të Kuvendit të Kosovës në kohen kur u sulmua.

Prokurori i shtetit, që pohoi se nuk ka asnjë dilemë se të akuzuarit nga ana e tij janë kryesit e sulmit terrorist në fjalë, beson se Gjykata Themelore e Prishtinës, brenda këtij viti do të mund të dalë me një vendim për dënimin e Frashër Kransiqit, Egzon Halitit, Atdhe Arifit dhe Adea Batushes. 

“Besoj që do të kryhet para vitit të ri”, tha Abudrrahim Islami për Gazetën Express. 

Image
Raporti i publikuar nga avokati Tomë Gashi dhe klienti i tij, Frashër Krasniqi