Arrestohet personi i katërt për tentim vrasje në Prishtinë (Foto)

Kronika September 22, 2017 - 12:25

Mbrëmë nga njësiti i hetimeve të përgjithshme që operojnë në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Prishtinës është ndërmarr një operacion policor, lidhur me arrestimin e personit të katërt të dyshuar për rastin vrasje në tentativë, që ka ndodhur në rrugën “B” në Prishtinë.

Operacioni policor ka zgjatur rreth tri orë   (20:00 – 23:00),  në rrugën “Vëllezërit Domaneku”  në Prishtinë, ku policia me urdhër të Prokurorit të shtetit dhe Gjyqtarit të procedurës paraprake ka kryer kontrolle në dy lokacione (banesa).

Në njërën prej banesave policia ka arrit që gjejë dhe të arrestoj personin e dyshuar:

S, mashkull , 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

 Gjithashtu nga ana e hetuesve policorë janë gjetur dhe sekuestruar:

Ø 1 revole e tipit Colt
Ø 1 pistoletë e tipit HS
Ø 3 maska
Ø 9 telefona mobil
Ø 14 fishek (te kalibrave te ndryshëm)
Ø 2 mbajtëse të armëve
Ø 1 I pad
Ø 4 Llap Top
Ø 2 mbushës të radio lidhjeve
Ø 4 qese substancë e dyshuar narkotike
Ø 1 bimë narkotike e mbjellë ne saksi
Ø 2 mullinj për bluarje te narkotikeve
Ø 1 pajisje për tymosjen e narkotikeve
Ø para te gatshme Euro dhe Dinar
Ø 2 pasaporta
Ø 2 dokumente identifikuese (dyshohet të jenë të falsifikuara)
Ø Si dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si prova për dokumentimin e rastit.

Aktualisht  zyrtarët policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë që personi i dyshuar me urdhër të prokurorit  është dërguar  në mbajtje.

Kontribut të veçantë në zbulimin e këtij rasti kanë dhënë edhe qytetarët, të cilët i falënderojmë dhe njëkohësisht i ftojmë që të bashkëpunojnë me policinë në mënyrë që bashkërisht të kontribuojmë në ngritjen e shkallës së sigurisë, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Image
Image
Image