Tenton ta dhunojë një femër, arrestohet shtetasi

Kronika September 22, 2017 - 09:46

Një qytetar që në gjendje të dehur ka shkuar në shtëpinë e viktimës dhe duke e sulmuar tentuar që ta dhunojë ka përfunduar në pranga

Pasi ka shkuar në shtëpinë e viktimë dhe duke e sulmuar ka tentuar që në gjendje të dehur ta dhunojë një femër, është arrestuar një shtetas në Brekoc të Gjakovës.

Me këtë rast, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervisitmit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.