Aksion i papritur nga Policia e Kosovës në Prishtinë

Kronika September 21, 2017 - 22:35

Në të njëjtën rrugë ku mbrëmë ndodhi një therje dhe gjuajtje me armë në një palestër fitnesi në rrugën “Muharrem Fejza” tek Rruga B, Policia e Kosovës është duke e zhvilluar një aksion, që sipas burimeve të para, mësohet se bëhet fjalë për një arrestim që lidhet pikërisht me këtë rast.

Aksioni është duke u zhvilluar në hyrje të një kompleksi banesor në rrugën “Muharrem Fejza”, teksa Policia e Kosovës, ende nuk ka mundur të jap informacione shtesë për këtë ngjarje, përkundër faktit se Insajderi ka kontaktuar dy zëdhënës të këtij institucioni.

Ngjarja ka ndodhur në palestrën e fituesit “FiveStar” në Rrugën B, ku dy persona hynë aty, duke shkrepur në ajër fillimisht brenda palestrës dhe më pas kanë vazhduar të përleshën jashtë palestrës, ku kanë përdorur edhe thikë.

Një person mbeti i lënduar nga therja në kokë, sipas dëshimtarëve të cilët i treguan për ngjarjen.

Shiko videon KETU