Kronika

Policia arreston tre të therurit në sulmin e djeshëm te Rruga B

Policia arreston tre të therurit në sulmin e djeshëm te Rruga B
21 shtator 2017 • 14 : 53


Policia ka njoftuar se tashmë janë arrestuar tre persona të dyshuar lidhur me konfliktin e djeshëm në “Rrugën B” në Prishtinë. Në konfliktin ku u dëgjuan edhe të shtëna me armë zjarri, u lënduan tre persona, dy u therën me thikë, ndërsa tjetri u godit me një mjet të fortë. Që të tre pasi kanë pranuar trajtimin mjekësor u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndërkaq, policia po zhvillon hetime për identifikimin e personave tjerë të përfshirë në këtë rast.

"Bazuar në rezultatet e hetimeve fillestare, ngjarja është nxitur nga një zënkë e momentit, e cila ka eskaluar dhe në një përleshje ku kanë qenë të përfshirë disa persona, është shtënë me armë zjarri, është përdorur arma e ftohtë (thikë) si dhe mjete të tjera të forta", njofton Policia.

Në këtë rast janë lënduar 3 persona:

A. S, mashkull , 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (i goditur me mjetë të fortë),

G.A, mashkull , 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (i therur me thikë) dhe

P. S, mashkull , 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (i therur me thikë),

"Menjëherë janë dërguar për trajtim mjekësor. Po të njëjtëve persona, pas marrjes së autorizimit nga ana e Prokurorit të Shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Aktualisht puna policore për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë si të dyshuar të mundshëm po vazhdon, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje, në polici është iniciuar rasti vrasje në tentativë dhe lëndim trupor", njofton tutje Policia. /Express

 

© zëri.info