Policia jep detaje për therjen e mbrëmshme që ndodhi në rrugën ‘B’

Kronika September 21, 2017 - 13:41

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur detaje të therjes së mbrëmshme në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “B”, transmeton “Zeri.info”.

Sipas Policisë, në bazë të rezultateve të hetimeve fillestare, ngjarja është nxitur nga një zënkë e momentit, e cila ka eskaluar dhe në një përleshje ku kanë qenë të përfshirë disa persona, është shtënë me armë zjarri,  është përdorur arma e ftohtë (thikë) si dhe  mjete të tjera të forta.

Policia po ashtu ka njoftuar se pas këtij incidenti kanë mbetur të lënduar tre persona të gjinisë mashkullore A. S, 37 vjeç, shtetas i Kosovës ( i goditur me mjetë të fortë ), G.A, 26 vjeç, shtetas i Kosovës ( i therur me thikë ) dhe P. S, 21 vjeç, shtetas i Kosovës ( i therur me thikë), transmeton “Zeri.info”.

Po ashtu, pas marrjes së trajtimit mjekësorë, të tre personat pas marrjes së autorizimit nga ana e  Prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Dje në ora 17:20,  policia  ka marrë informacionin se në një objekt, në rrugën “B” në Prishtinë,  ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Bazuar në rezultatet e hetimeve fillestare, ngjarja është nxitur nga një zënkë e momentit, e cila ka eskaluar dhe në një përleshje ku kanë qenë të përfshirë disa persona, është shtënë me armë zjarri,  është përdorur arma e ftohtë (thikë) si dhe  mjete të tjera të forta.

Në këtë rast janë lënduar 3 persona:

A. S, mashkull , 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i goditur me mjetë të fortë ),

G.A, mashkull , 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i therur me thikë ) dhe

P. S, mashkull , 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i therur me thikë),

të cilët  menjëherë janë dërguar për trajtim mjekësor. Po të njëjtëve persona, pas marrjes së autorizimit nga ana e  Prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Aktualisht puna policore për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë si të dyshuar të mundshëm po vazhdon, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje, në polici është iniciuar rasti vrasje në tentativë dhe lëndim trupor.