Bie nga kati i dytë i shkollës një fëmijë në Kaçanik

Kronika September 21, 2017 - 11:08


Policia ka njoftuar se dje në rrethana të panjohura një fëmijë i gjinisë mashkullore (8 vjeçar) ka rënë nga kati i dytë i korridorit të shkollës “Emin Duraku” Kaçanik.

“Fëmija i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë”- thuhet në raportin e policisë.

Raportohet se gjendja shëndetësore e viktimës është jashtë rrezikut për jetë./Express