34 prokurorë do të merren me 10 mijë lëndë në veri

Kronika September 21, 2017 - 06:24
Presidentët, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq, janë zotuar se më 17 tetor do të fillojë zbatimi i Marrëveshjes për Gjyqësorin e Integruar, por Jelena Krivokapiq, gjyqtare në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në kuadër të sistemit serb të drejtësisë, ka siguruar se gjyqtarët dhe prokurorët serbë nuk do të integrohen në sistemin kosovar të drejtësisë pa u zgjidhur statusi i tyre në sistemin e drejtësisë së Serbisë, shkruan sot Gazeta "Zëri"

Puna e gjyqësorit të integruar në veri të Mitrovicës do të nisë me zgjidhjen e 10 mijë lëndëve, në të cilat do të punojnë 34 prokurorë.

Kështu ka konstatuar të mërkurën   kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqyri Syla, në një tryezë që është organizuar në veri të Mitrovicës nga Qendra për Përfaqësim të Kulturës Demokratike – ACDC, në kuadër të projektit “Pasojat e zvarritjes së zbatimit të gjyqësorit të integruar, gjendja dhe perspektiva”.

LEXO EDHE: Mjekët po ikin!

Ai tha se gjithçka është gati për fillimin e punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Gjykatën dhe në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës me sistemin kosovar të drejtësisë.

“Në Prokurorinë e Kosovës janë të gatshëm për të filluar me punë më 17 tetor. Kur të fillojë funksionimi i gjyqësorit të integruar do të punohet fillimisht në zgjidhjen e 10 mijë lëndëve. Prokuroria posedon me kapacitete të mjaftueshme, por shumëçka do të varet prej vullnetit politik. Jemi të gatshëm të fillojmë më 17 tetor 2017. Unë kam një udhëzim në të cilin shkruan se do të pranohen vendimet e gjykatave paralele deri më 19 prill 2013, por që ato vendime do t’i nënshtrohen edhe një komisioni i cili do t’i shqyrtojë”, ka thënë ai....(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës “Zëri”, si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)