Detajet të reja nga therja me thikë në palestrën e fitnesit

Kronika September 20, 2017 - 20:09

Ende nuk dihen motivet e përleshjes mes disa personave brenda palestrës së fitnesit “Five Star” në Rrugën B në Prishtinë.

Përleshja, sipas dëshmitarëve, dyshohet se ka ndodhur mes katër persona, ku dy prej tyre kanë arritur të arratisen ndërsa dy tjerë janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Një dëshmitar i rastit pa dashur të identifikohet ka treguar se si ka ndodhur rasti.

Ai ka thënë se përleshja ka ndodhur në mes dy personave ku dy prej tyre dyshohet se nuk janë klient të “Five Star”.

“Përleshja ka filluar brenda ku kanë shtënë me armë zjarri pastaj kanë dalë jashtë ku ka vazhduar përleshja dhe ka ndodhur edhe therja. Dyshoj se këta dy persona që kanë kryer sulmin, nuk janë klient të “Fivestar””, ka thënë dëshmitari për Insajderin.

Poashtu, Policia ka konfirmuar rastin për Insajderin duke thënë se të dyshuarit e përfshirë në këtë ngjarje, kanë arritur të ikin nga Policia.

“Rruga B- dyshohet të ketë gjuajtje me arme. 2 persona te lënduar. Njeri me mjet te mprehtë dhe njeri nga goditja ne koke. Te dyshuarit kane ikur”, ka thënë Agron Borovci .

Polica e Kosovës është vënë në kërkim të këtyre dy personave të dyshuar të cilët u përleshën sot në palestrën e fitnesit.