Tragjedi në Durrës, zjarri i merr jetën trinjakëve tre vjeçar

Kronika September 20, 2017 - 19:25

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Rromanat të Durrësit, ku trinjakët tre vjeçarë kanë humbur jetën.

Një banesë u përfshi nga flakët, ndërsa brenda saj ishin trinjakët e vegjël të cilët humbën jetën, shkruan Top Channel.

Zjarri ra në banesën private në pronësi të shtetasit G.K. Mësohet se në momentin e rënies së zjarrit, tre të miturit ishin vetëm në banesë.

Kur është kthyer nëna e fëmijëve e ka gjetur banesën të pushtuar nga flakët.

Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta.