Prishtinë, arrestohet pasi keqpërdori seksualisht vajzën e mitur

Kronika September 20, 2017 - 13:55


Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, është bërë e ditur se dje policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull në Prishtinë pasi e kishte futur në veturë viktimën (femër e mitur) pa dëshirën e saj dhe e ka keqpërdorur seksualisht.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Express.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë 19.09.2017-02:03. Ankuesja femër K/Shqiptare (e mitur) ka njoftuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar e kishte futur në veturë viktimën pa dëshirën e saj dhe e ka keqpërdorur seksualisht. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje.