​Ja sa gjatë mund të dënohet i dyshuari për vrasjen e Aulon Zekës

Kronika September 20, 2017 - 11:34

Sipas Kodit për Drejtësi për të Mitur burgimi për të mitur nuk mund të shqiptohet më shumë se 5 vjet Ditën e shtunë 16 vjeçari nga Prishtina, Aulon Zeka vdiq pasi u qëllua me katër pluma.

Deri më tani janë dy persona të mitur të cilët dyshohen se janë të përfshirë në këtë rast, një djalë dhe një vajzë.

Në rast se të miturit shpallen fajtorë për vdekjen e 16 vjeçarit ( e që është ende situatë hipotetike, pasi hetimet po vazhdojnë dhe ende janë vetëm të dyshuar si të përshirë në këtë rast) , atëherë i dyshuari që shtiu mbi Aulonin nëse është i mitur mund të dënohet me më së shumti 5 vite burgim, në anën tjetër personi i cili dyshohet të jetë po ashtu i përfshirë, sipas Kodit të Drejtësisë për të Mitur, mund të iu shqiptohet vetëm masë edukative.

Pika e parë e Nenit 34 të kodit për të Mitur, parasheh se kohëzgjatja e dënimit ndaj një të mituri nuk mund ta kalojë maksimumin e burgimit të paraparë për veprën penale, por mund të jetë më i ulët se minimumi i burgimit të paraparë për veprën penale.

Në pikën e dytë ky nen specifikon se burgimi për të mitur nuk mund të shqiptohet në kohëzgjatje më pak se gjashtë muaj dhe as më shumë se 5 vjet.

“Maksimumi i burgimit për të mitur është dhjetë (10) vjet për vepra të rënda penale të dënueshme me burgim afatgjatë, ose kur i mituri ka kryer së paku dy (2) vepra penale në bashkim, ku secila është e dënueshme me burgim prej më shumë se dhjetë (10) vjet”, përcaktohet në piken e dytë të Nenit 34 të Kodit për Drejtësi Penale.

Gjithësesi kjo është vetëm një situatë hipotetike, pasi që ende nuk dihet asgjë deri sa Gjykata të merr vendim./21Media