Vetura godet të riun shqiptar me motor, e hedh në ajër dhe përplaset për një pikë karburanti

Kronika September 19, 2017 - 12:14

 

Një i ri që po kryente një manovër me motor në mes të rrugës Bulqizë – Dibër është goditur nga një makinë që udhëtonte me shpejtësi.

Sipas mediave shqiptare, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur pranë një pike karburantesh, të kapur nga kamerat e sigurisë.

Siç edhe mund të shihet, pas goditjes, makina e hedh në ajër të riun me motor dhe vetë përplaset fuqishëm me karburantin.

Për fat të mirë, siç bëhet e ditur më tej, nga ky aksident nuk pati viktima.

Vetura godet të riun shqiptar me motor, e hedh në ajër dhe përplaset për një pikë karburanti (Video)