Vëllai Rrah Motrat në Vushtrri

Kronika September 19, 2017 - 11:46



Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë në familje.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, është arrestuar i dyshuari pasi që njëjti kishte rrahur dy motrat e tij.

Rasti, i cili nga Policia po trajtohet si dhunë familjare, ka ndodhur në Vushtrri dje rreth orës 18:00.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Kallxo.com