Rrahje me thika e shufra hekuri mes të rinjve në Gjilan

Kronika September 19, 2017 - 09:37

Policia e Kosovës ka arrestuar dy meshkuj, njëri nga ta i moshës së mitur, të cilët ishin përleshur mes vete.

Ata kishin përdorur një thikë dhe një shufër hekuri.

Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

I mituri është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar. Policia bën me dije se rasti është duke u hetuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Xheladin Kurbaliu”, në Gjilan.