Tentim vrasje në Shalë të Lipjanit

Kronika September 19, 2017 - 09:13

Policia njofton se ka arrestuar një të dyshuar në fshatin Shalë të Lipjanit pasi që i njëjti ka plagosur me armë zjarri një person.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja, ndërsa në një veturë është gjetur një pistoletë me dy fishekë dhe një gëzhojë, të cilat janë konfiskuar si dëshmi.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.