49-vjeçari shqiptar vret ish-gruan

Kronika September 15, 2017 - 18:03

Një krim pasioni ka ndodhur pasditen e sotme në komunën Casale Monferrato (Alessandria) të Italisë, ku një burrë shqiptar vrau me thikë ish-bashkëshorten e tij.

Sipas mediave lokale, 49-vjeçari Kujtim Hasana goditi me thikë kuzhine ish-gruan, 48-vjeçaren Elena Seprodi.

Nuk është bërë e qartë ende kombësia e viktimës, por mediat shkruajnë se mund të jetë rumune ose hungareze.

Policia e gjeti Hasanën me thikë në dorë kur u futën në shtëpi.

Mediat lokale shkruajnë se shqiptari ishte ulur pranë trupit të pajetë të viktimës, që ishte në dysheme.

Kujtim Hasana nuk e ka mohuar vrasjen.

Ish-çifti që kishte një fëmijë bashkë ishin zënë disa herë për çështje parash dhe ngjarje të tjera të shkuara.