Sot bëhet autopsia e trupave të tre personave të cilët vdiqën në QKUK

Kronika September 15, 2017 - 11:58

Drejtori i Mjekësi Ligjore, Arsim Gërxhaliu në një prononcim për “Zeri.info”, ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë zhvarrosur trupat e personave që ndërruan jetë ditë më parë në QKUK, ndërsa sot do të behët autopsia.

“Dje është bërë zhvarrosja e tri kufoma, ndërsa sot do të ju bëhet autopsia të triave. Autopsia do të bëhet në prezencën edhe të prokurorit, ndërsa deri në mesditë pritet të përfundoj i tërë procesi. Ne nuk mundemi të japim më shumë përgjigjej lidhur më këtë qeshje, sepse këtë të drejt e ka prokurori i rastit”. Ka thënë Gerxhaliu për “Zeri.info”.