Mjeku tregon gjendjen e djalit të plagosur sot në Pejë

Kronika September 14, 2017 - 23:40

Një person 82 vjeçar ka mbetur i vdekur sot në Pejë pasi u sulmua nga një person tjetër me sëpatë, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur.

Mjeku, Gëzim Devolli, i cili ka operuar personin e plagosur ka treguar se personi është plagosur tri herë, ndërsa tani ai është jashtë rrezikut për jetë.

“Në orë 16:00 janë sjellë dy persona të lënduar njëri i moshës 80,  lëndimet i kishte në kokë, dhe kishte gjak derdhje, me gjithë përpjekjet tona personi nuk arriti të mbijetoj”.

“Personi tjetër ishte plagosur në tri pjesë të ndryshme të trupi personi është në trajtim intensiv dhe jashtë rrezikut për jetë. Operacioni ka qenë normale dhe kemi arritur ta përfundojmë me sukses”, ka treguar Devolli.