Lirohen zyrtarët e Kryqit të Kuq paralel të Serbisë, të arrestuar mbrëmë

Kronika September 14, 2017 - 12:04

Sekretarët e Kryqit të Kuq të komunave të Pejës, Graçanicës dhe Dragashit, Momo Dashiq, Sveta Zhiviq dhe Zeqir Zyrapi, të arrestuar mbrëmë në një aksion të Njësisë Speciale të Kosovës, sipas mediave serbe tashmë janë liruar nga mbajtja.

Siç raporton RTS, Sveta Zhiviqi, sikurse edhe sekretari i Kryqit të Kuq të Novobërdës, Dragan Stojanoviq, ai i Vitisë Tomisllav Rakiq si dhe i Obiliqit, Zoran Vasiq, duhet që sot të lajmërohen në polici për intervistim.

Në Kosovë vazhdojnë të funksionojnë struktura paralele të Serbisë, në kundërshtim me ligjet e vendit dhe marrëveshjet midis dy shteteve për shuarjen e tyre.