Kronika

Plagosja në Elbasan, policia vë në pranga njërin nga autorët

Plagosja në Elbasan, policia vë në pranga njërin nga autorët
14 shtator 2017 • 11 : 32 foto • zëri.info

Policia e Elbasanit, në njoftim për mediat, bën me dije se ka vënë në pranga njërin prej autorëve të plagosjes së ditës së djeshme.

Siç bëhet e ditur, në pranga është vënë Kujtim Pisha, 40 vjeç banues në Elbasan.

Pisha, në Lagjen “Haxhias” në bashkëpunim me E.P., 19 vjeç dhe S.P., 22 vjeç banues në Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me thikë P.T., 30 vjeç banues në Elbasan.

P.T, është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia, ka bërë shpalljen në kërkim dhe po punon për kapjen e dy bashkëpunëtorëve të përfshirë në konflikt.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim”.

© zëri.info