Përplaset nga treni, vdes 52 vjeçari

Kronika September 13, 2017 - 17:40

Një 52-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në linjën hekurudhore Durrës-Vorë, pasi është goditur për vdekje nga treni.

Ngjarja ka ndodhur në orën 15:10, tek nënkalimi hekurudhor, kur treni ka përplasur shtetasin me inicialet F.H, banues në Sukth.

Menjëherë pas përplasjes treni është ndalur dhe në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, që kanë bërë shoqërimin e makinistit, për sqarimin e rrethanave.