Kronika

Aksident i rëndë në Rahovec: 1 i vdekur dhe 11 të lënduar

Aksident i rëndë në Rahovec: 1 i vdekur dhe 11 të lënduar
12 shtator 2017 • 13 : 54

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në fshatin Mrasor të Rahovecit.

Nga ky aksident, sipas raportit të Policisë, një person ka humbur jetën dhe 11 të tjerë janë lënduar, shkruan PrizrenPress.

“Deri te aksidenti ka ardhur derisa një automjet udhëtarësh hyn në tejkalim në mënyrë të pasigurt dhe godet dy automjete tjera që lëviznin në drejtim të kundërt. Si pasojë e aksidentit humb jetën në vendin e ngjarjes ngasësi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin dhe lëndohen 11 të tjerë të cilët dërgohen në qendrat Emergjente në Gjakovë, Pejë dhe në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Nga i njëjti raport bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. 

© zëri.info